Isa Boletini u lind në fshatin Boletin më 15 janar të vitit 1864.
U edukua në një familje të përmendur brez pas brezi për burrëri, drejtësi e trimëri. U rrit në kullën e Boletinit, e cila u bë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore në kufirin verior të atdheut, Shqipërisë.
Vetëm 3 vjet e dy muaj nga dita më e madhe e kombit shqiptar, njeriu që luftoi aq shumë për këtë pavarësi u vra në një pusi nga 80 xhandarë malazezë dhe serbë.
Akrepat e orës shënonin 21.13 atë të diel të 23 janarit 1916 kur plumbat që vërshëllenin drejt tij dhe e lanë të vdekur Isa Boletinin në kalldrëmin e urës Ribnica në Podgoricë të Malit të Zi. /Gazeta “Enigma”/