16 persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Nepali

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani pranë aeroportit Pokhara në Nepalin qendror, raportoi të dielën BBC-ja.



Në aeroplanin e rrëzuar gjendeshin 72 persona, ndërsa avioni ATR 72 Yeti Airlines po fluturonte nga Katmanduja në Pokhara.

Ai u rrëzua në ulje.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Ushtarët nepalezë janë përfshirë në shpëtimin në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik.

“Ne presim të gjejmë më shumë trupa”, tha një zëdhënës i ushtrisë, duke shtuar se avioni “është copëtuar”.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.

Related Articles