Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.
Sipas, doktor Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me COVID në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.
Ndonëse ditën e fundit numër i madh i shtatzënave kanë vdekur si pasojë e virusit, ai thotë se numri i vdekjeve është në proporcion me të tjerët.
“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me virus. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”.
“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, ka thënë ai.