Gjendja me COVID-19 është përkeqësuar ditëve të fundit në Kosovë.
Vetëm për një javë, nga e martja e kaluar e deri më sot, janë shënuar 161 raste të vdekjes.
Më shqetësuese është edhe numri i viktimave në moshë të re, ku vetëm sot kanë humbur jetën, një grua shtatëzënë dhe një biznesmen i ri nga Skënderaj.
Këtë javë është shënuar edhe rekordi i zi, ku brenda 24 orëve humbën jetën 36 njerëz, derisa, gjatë ditës së sotme janë shënuar mbi 1300 raste pozitive me Covid-19.