Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 169 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit, thuhet se prej tyre 152 pacientë janë në trajtim me Oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP dhe 39 të tjerë në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 2 pacientë.
Nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim për të mbrojtur vetën dhe të tjerët.