Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 17 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 493 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2911 personave të dyshuar si të infektuar.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8391./Gazeta “Enigma“/