Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Rio de Janeiron.
Duke shprehur ngushëllimet për viktimat në Petropolis, ministri i Zhvillimit Rajonal, Hozeriou Marinos, premtoi se do të bënte çdo për të shpëtuar personat e tjerë.
Ndërkohë, autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjatë një vizite zyrtare në Rusi, presidenti brazilian Zaich Bolsonaru ka thënë përmes një mesazhi në Twitter se ishte i informuar për tragjedinë dhe u kërkoi ministrave të tij që të ofronin ndihmën e menjëhershme për viktimat.
Në janar 2011, më shumë se 900 njerëz humbën jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në një zonë të madhe që përfshinte Petropolis dhe qytetet fqinje Nova Friborgo, Itaipava dhe Teresopolis.