Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste me coronavirus, nga 2,267 testime të bëra, ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 126.
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.
Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ai në një postim në Facebook shkruan se situata me pandeminë COVID-19 është nën kontroll por rrezikohemi nga varianti Delta.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. “Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disa”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.