19-vjeçari nga Mitrovica që kaloi mbi 30 operacione i duhet ndihmë edhe për tri të tjera

19-vjeçari nga Mitrovica që kaloi mbi 30 operacione i duhet ndihmë edhe për tri të tjera

19-vjeçari nga Mitrovica, Llukman Ahmeti i cili i shpëtoi një aksidenti të trafikut, në Turqi kreu 37 intervenime.

Ndërkaq, tani familja e tij ka nevojë për ndihmë financiare për të kryer pagesat për shërimin e djalit të tyre.

Babi i Llukamnit, Nexhdet Ahmeti sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova bëri thirrje për ndihmë.

“Në Turqi kemi qëndruar afër pesë muaj, atje ka pasur 37 intervenime kirurgjikale, i ka kaluar me sukses. Mjetet i kemi siguruar nga populli, nga njerëzit bamirës. Sipas të gjitha gjasave janë edhe tri operacione  së paku”, është shprehur babai i tij.

Related Articles