Policia e Kosovës kanë bastisur një shtëpi në Podujevë, ku është sekuesturuar edhe një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është një 19 vjeçar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Njoftimi i plotë:Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut.Personit të dyshuar:-A.Th, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:-një armë zjarri (Zoraki)Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Gazeta Enigma/