Operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera, dënohen me nga 200 euro 15 taksi

Operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera, dënohen me nga 200 euro 15 taksi

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.

Siç ka njoftuar Tahiri, ata kanë dënuar 15 taksi, të cilët kanë operuar në Prishrinë por që kishin leje nga komunat e tjera, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive. Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje. 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)”, ka njoftuar Tahiri në postimin e bërë në Facebook. 

Related Articles