Klubi i 2 Korrikut ka mposhtur UC Dublin edhe si mysafir, kësaj radhe me rezultat 3-1 në UEFA Youth League.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , prishtinasit U-19 e kishin fituar me rezultat 2-1.
Edhe në udhëtim në Dublin, 2 Korriku e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin Rin Ahmeti për 1-0. Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të shënonin me Jamie Ryan për 1-1. Por sulmuesi tashmë i konfirmuar i 2 Korrikut, Ahmeti shënoi për 2-1 në minutën e 64-të. Epilogun ndeshjes ia dha Omer Shala që shënoi për 3-1 pas asistimit të Rin Ahmetit.
2 Korriku do të kalojë në play-off ku do të takohet me Dinamo Kievin.
Ata më herët arritën ta sigurojnë kalimin në rrethin e dytë kur e mposhtën Bylisin e Ballshit.
Kjo është hera e parë që kampioni i Kosovës i grupmoshës nën 19-vjeç merr pjesë në këtë garë.