20 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

20 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

20 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në gjithë vendin kundër COVID-19, që nga 8 prilli kur ka filluar procesi i vaksinimit.

Kjo është bërë e ditur nga menaxheri i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 191 punonjës shëndetësor.

“Kemi vazhduar me vaksinimin e personave në moshën mbi 75 të shoqëruar me sëmundje kronike, ku deri në këto qaste në total janë vaksinuar mbi 2930 persona, prej tyre të sëmurët kronik kemi pasur mbi 1311, ndërsa profesionistë shëndetësor 191, të moshuar , por jo të shoqëruar me sëmundje kronike kemi, 1261 dhe dializa 54. Jemi tek shifra 20 mijë persona të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai.

Related Articles