Një femër rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.
Besohet viktima është sjell nga persona të panjohur në spital të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.
Kështu bëri të ditur për Gazetën Enigma, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”.
“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.
Veseli me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera lidhur me rastin.
Burimet e Klankosova.tv lidhur me rastin kanë thënë se viktima ka qenë rëndë e dëmtuar në nofull./Gazeta Enigma/