Futbollisti i njohur feston golin e tij duke bërë shqiponjën me duar, dhe kjo është arsyeja

Futbollisti i njohur feston golin e tij duke bërë shqiponjën me duar, dhe kjo është arsyeja

Ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega, ka festuar golin e tij të fundit duke bërë shqiponjën me duar, teksa ka zbuluar se festa erdhi si dedikim për një mik të tijin shqiptar që ka vdekur tashmë.


Al-Hilal ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në udhëtim te Al-Taawon në kuadër të javës së dytë në Superligën e Arabisë Saudite.

Goli i dytë dhe i fitores për Al-Hilal u shënua nga ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega.

E veçanta e gjithë këtij lajmi dhe goli ishte festa me shqiponjën dy krenare të bërë nga sulmuesi afrikan.

Megjithatë, Marega ka reaguar shpejt me anë të rrjeteve sociale dhe ka zbuluar arsyen e kësaj feste.

Marega ka shkruar në profilin e tij privat se festa me shqiponjë i dedikohet një mikut të tij shqiptar me emrin Ari.

Ari tashmë nuk jeton dhe Marega është përkujdesur ta kujtoj mikun e tij, duke shkruar gjithashtu “pusho në paqe”.

Related Articles