22 persona humbin jetën nga COVID-19 për 24 orë

22 persona humbin jetën nga COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu, nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.

Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404.

Related Articles