Shqiptari jo vetëm humbi punën por në këtë rast edhe kursimet e tij.
Një 22 vjeçar shqiptar i cili punonte në një nga hotelet e djegura në Rodos ka rënë pre e një mashtrimi.
Mediat greke shkruajnë se disa mashtrues e kanë marrë në telefon dhe i janë prezantuar si llogaritari i hotelit që ai punonte para se të digjej dhe i kanë kërkuar një ndihmë urgjente prej 250 eurosh.
Kështu, ai nuk dyshoi se kishte të bënte me një mashtrues, sërish “kontabilisti” i kërkoi t’i transferonte shumën prej 540 eurosh, në mënyrë që t’ia kthente së bashku me kompensimin, atëherë ai ka thënë se paratë i ka depozituar dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim, raporton abcnews.al.
22-vjeçari ka denoncuar mashtrimin në Sigurim, i cili po heton për identifikimin e autorit.