Një 22 vjeçarit nga Britania e Madhe thuhet se i është këputur koka nga helikat e helikopteri nga i cili po zbriste në Greqi teksa po bënte selfie.
Sipas mediave, Jack Fenton ishte duke përdorur telefonin e tij në momentin e incidentit, kur tehat e rotorit të helikopterit, e kanë mbytur në vend.
Stacioni grek Open TV raporton se Fenton “ishte në një telefonatë ose po përpiqej të bënte një selfie kur ndodhi aksidenti”.
Ngjarja tragjike ka ndodhue pasditen e së hënës.
Është raportuar se hetuesit po gjurmojnë incidentin dhe se piloti mund të përballet me akuza për vrasje nëse zbulohet se i kishte lejuar pasagjerët të dilnin përpara se tehët e rotorit të ndalonin.
Incidenti besohet të ketë ndodhur në pamje të plotë të turistëve të tjerë në helikopter, megjithatë, mendohet se prindërit e Fenton që ishin pjesë e festës ishin në një helikopter të veçantë.
Gjithashtu raportohet se turistët ishin nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës për të hipur në një avion privat për në Mbretërinë e Bashkuar.