Kërcënohet rreshteri i Policisë në Prizren

Kërcënohet rreshteri i Policisë në Prizren

Zyrtari policor me inicialet A.B në gradën e rreshterit, është kërcënuar me jetë nga një i dyshuar. Motivet për këtë ende nuk dihen.

Siç raporton Sinjali i dyshuari ka dërguar mesazh nëpërmjet një personi tjetër, se do ta vrasë rreshterin e Policisë.

Në bazë të provave të mbledhura deri më tani, burimet thonë se i dyshuari e ka porositur dëshmitarin që t’ia dërgojë rreshterit mesazhin e tij me fjalët “kam me vra”.

Ky mesazh e ka alarmuar zyrtarin policor, i cili ashtu siç e ka obligim, e ka raportuar rastin dhe menjëherë kanë nisur hetimet preliminare, që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë dhe i njëjti të hetohet në procedurë të rregullt për veprën penale “Kanosje”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Është raportuar për rastin e lartcekur. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe ka pohuar se ka kanosur viktimën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Related Articles