25 vjeçari që u lëndua nga fishekzjarret në Prizren në gjendje të rëndë, mund të transferohet në Turqi

25 vjeçari që u lëndua nga fishekzjarret në Prizren në gjendje të rëndë, mund të transferohet në Turqi

Në natën e ndrrimit të motmoteve në një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në Prizren u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë, një 25-vjeçar nga fshati Zhur, i cili punonte si shitës në këtë pikë, ka pësuar lëndime të rënda.

I riu ndodhet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me njërën dorë të amputuar dhe djegie të rënda në trup, njofton Klankosova.

Sipas familjarëve, ai mund të transferohet sot për trajtim të specializuar në Turqi.

Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga ndezja aksidentale e një mjeti piroteknik në vendin e ekspozuar, ka dëmtuar rëndë edhe objektet përreth.

Qytetarët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një tërmet, por më vonë u kuptua se ishte shpërthim nga fishekzjarrët.

Related Articles