25-vjeçari u gjet pa shenja jete në një motel në Gjilan

25-vjeçari u gjet pa shenja jete në një motel në Gjilan

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Valon Osmai.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Osmani për Enigmën.

Zëdhënësi deklaroi se hetimet rreth rastit janë duke vazhduar në bashkëpunim me Prokurorinë e shetit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, përfundoi Osmani./GazetaEnigma/

Related Articles