Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë solemne.
Kjo seancë do të mbahet për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nis nga ora 12:00.
Qeveria e Kosovës ditë më parë prezantoi logon e Epopesë së UÇK-së, kjo logo përmban portretet e Shaban Jasharit, Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit së bashku me shqiponjën dykrenore.