26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 26 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 34 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se katër prej tyre janë për dhunë në familje

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 9 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Related Articles