Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 26 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.