Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 5865 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 302 vetëm në Shkup.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur 26 pacientë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 574 pacientë, transmeton Alsat, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 178.879 raste, prej të cilëve 157.868 janë shëruar, kurse 6.013 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 14.998 raste aktive me virusin korona.