Në 26 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hmza i ka përkujtuar ata.
Gjatë ditës së sotme, Hamza ka bërë homazhe tek varrezt e tyre.
“‘A do të vdisnit për Kosovën?’ – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. ‘Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!’ – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ndër të tjera, Hamza thotë se ‘Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka’. shkroi ai. /Gazeta Enigma