27 makina e pastrojnë borën nëpër Prishtinë

27 makina e pastrojnë borën nëpër Prishtinë

Rrugët kryesore të kryeqytetit tashmë janë pastruar nga bora, derisa intervenime po bëhen edhe në lagjet tjera të Prishtinës, por jo si në ato të qendrës.

Në lagjen Mati 1, disa nga trotuaret nuk janë pastruar ende, derisa punëtoret e lokaleve sipas rregullores së komunës duhet të largojnë vetë borën para restoranteve e kafeneve, ndryshe do të gjobiten deri në 2000 euro.

Sipas komunës së Prishtinës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit janë kontraktuara 7 kompani, të cilat janë të angazhuara në 7 loto ku përfshihen rrugët e qytetit dhe rrugët periferike, kurse për rrugët rurale janë të angazhuara 4 kompani në 4 loto.

Related Articles