27-vjeçari nga Kosova arrestohen në “Rinas”

27-vjeçari nga Kosova arrestohen në “Rinas”

Një 27-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në aeroportin e Shqipërisë “Rinas”, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi nb fajlë u arrestua pasi iu kapën tre dokumente sllovene false.

“Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false”, tha Policia e Shtetit.

I arrestuari dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, tre dokumentet. /Gazeta Enigma/

Related Articles