30 ditë paraburgim për pesë të dyshuarit për grup kriminal, narkotikë dhe pastrim parash

30 ditë paraburgim për pesë të dyshuarit për grup kriminal, narkotikë dhe pastrim parash

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash.

Bëhet fjalë për: Denis Sharapolli nga Peja; Remzi Rexhepi nga Prishtina; Burim Duriqi nga Prishtina; Besim Ismajli nga Prishtina; Ilir Bojniku nga Prishtina. 

Sipas aktvendimit të siguruar nga Sinjali, të njëjtit dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe për veprën penale të shpëlarjes së parave. 

Dokumenti zbulon se hetimet ndaj të dyshuarve kishin nisur më 2 qershor 2026, ndërsa ata ishin ndaluar më 9 qershor, për t’u paraqitur më pas para gjyqtares së procedurës paraprake më 10 qershor, ku është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit. 

Të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa hetimet për këtë rast pritet të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Related Articles