Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar sot masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh kundër të pandehurit, Taulant Krasniqi i cili dyshohet se sulmoi me molotov stacionin e Policisë së Trafikut në Gjakovë, shkruan Enigma.
Një incident i rëndë ka ndodhur me datën 21 gusht në Gjakovë, ku Policia e Trafikut është sulmuar me molotov. I dyshuari ishte prangosur menjëherë nga Policia.
I dyshuari ishte arrestuar menjëherë nga Policia në Gjakovë dhe ishte shoqëruar në stacion policor.
Ai dyshohet se hodhi mjetin shpërthyes nën veturat e Policisë së Trafikut, duke rrezikuar kështu zyrtarët që ishin aty.
Gjithashtu, motivi dyshohet se lidhet me një rast për të cilin Krasniqi dyshohej dhe në shenjë revolte, e ka sulmuar Policinë.