30 milionë përdorues më pak, a do të arrijë dot Threads të jetë rivali i Twitter?

30 milionë përdorues më pak, a do të arrijë dot Threads të jetë rivali i Twitter?

30 milionë përdorues janë regjistruar në aplikacionin e sapolançuar “Threads”, në pronësi të Meta-s, në ditën e parë të tij, sipas CEO-s së kompanisë Mark Zuckerberg.

Ai e prezantoi platformën si një rivale “miqësore” të Twitter, me këtë të fundit që u ble nga Elon Musk në tetor e që nga ajo kohë ka pësuar mjaft ndryshime.

Sipas ekspertëve,  “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter, të cilët tashmë janë pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

ADVERTISINGMegjithatë, CEO e emëruar vetëm disa ditë më parë e Twitter, Linda Yaccarino, tha se megjithëse Twitter “imitohet shpesh”, komuniteti i tij “nuk mund të imitohet kurrë”. Ndër të tjera, aplikacioni i ri “Threads” i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe në fakt ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

30 milionë përdorues në pak orë, a do të arrijë

Sipas Zuckerberg, për të cilin nën emrin e Meta-s, ky është aplikacioni i 5-të i madh që zotëron (Facebook, Instagram, Whatsapp, Messanger dhe Threads) tha se mbajtja e platformës “miqësore” do të jetë çelësi i suksesit të saj në afatgjatë. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Do të preferoja më shumë të sulmohesha nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesha me lumturinë e rreme të Instagram-it që fsheh dhimbjen”.

I pyetur nëse mendon se “Threads” do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg ishte optimist, teksa tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se është e nevojshme të ekzistojë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard përdorues. Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë ne.”

Lancimi i aplikacionit të ri është mirëpritur në internet, me shumë persona që e shohin “Threads” si një “konkurrent shumë të nevojshëm” për Twitter. Megjithatë ekspertët dhe përdoruesit kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë, që mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të lundrimit në internet, të lidhura me identitetin e përdoruesve e që jepen nga Apple App Store.

Po ashtu ekziston edhe shqetësimi se nuk është e mundur të fshihet profili në “Threads” pa fshirë profilin e lidhur me të në Instagram. Kompania Meta tha për BBC se: “Për momentin, ju nuk mund të fshini profilin tuaj Threads pa fshirë llogarinë tuaj në Instagram. Kjo është diçka për të cilën po punojmë. Ndërkohë, ju mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë. Çaktivizimi i profilit tuaj Threads nuk do të çaktivizojë llogarinë tuaj në Instagram”.

Threads tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar në mbi 100 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo ende në BE për shkak të shqetësimeve rregullatore që ende nuk janë zgjidhur. 

Related Articles