Nga mbrëmë reperi i njohur Drake do të ketë 300 mijë dollarë më pak në llogarinë e tij.
Kjo pasi ai vuri past për fitorën e vendit të tij kundër Argjentinës, në Copa America.
Mirëpo parashikimet e këngëtarit nuk dolën të sakta, pasi që skuadra e Lionel Messit, triumfoi me rezultat 2 – 0.
37 vjeçari e kishte luajtur tiketën 1 x 2, që i bije pjesën e parë të fitonte Argjentina e në të dytën Kanada, por që nuk ndodhi ashtu.
Reperi njihet për vesin e tij të basteve, duke humbur qindra e mijëra dollarë deri më tani. /Gazeta Enigma