Pas hedhjes së shortit nga UEFA, tashmë janë zyrtarizuar edhe datat kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.
Sot (e premte), në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, ku përveç tyre, ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale.
Milan-Roma është dueli më i fortë dhe më interesant i kësaj faze, ndërsa çiftet tjera që do të luajnë janë Liverpool-Atalanta, Bayer Leverkusen-West Ham dhe Benfica-Marseille.
Në gjysmëfinale, fituesi i ndeshjes Benfica-Marseille do të përballej me fituesin e ndeshjes Liverpool-Atalanta, ndërsa fituesi i Milan-Roma do të luante me atë të Bayer Leverkusen-West Ham.
Por, kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale?
Ndeshjet që korrespondojnë me çerekfinalet do të luhen më 11 dhe 18 prill, ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese një javë më vonë, në datat 17 dhe 25 të të njëtit muaj.
Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës do të luhen më 2 dhe 9 maj, ndërsa ato kthyese pas një jave më 9 dhe 16 maj.
Finalja e madhe e Ligës së Evropës 2023/2024 do të mbahet në stadiumin Dublin në Republikën e Irlandës më 22 maj (e mërkurë).