“35 palestinezë u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite në qendër të Gazës”

“35 palestinezë u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite në qendër të Gazës”

Mjeku Khalil Al-Dikran ka bërë të ditur se 35 palestinezë janë vranë dhe dhjetëra janë plagosyr pasi sulmet ajrore izraelite kanë goditur ndërtesat e banimit në Gaza qendrore gjatë natës.

“Ne kemi marrë 35 trupa dhe dhjetëra të plagosur nga Gaza qendrore nga sulmet ajrore dhe bombardimet mbi ndërtesat e banimit në kampet Al-Nussiarat dhe Al-Maghazi dhe Deir Al-Balah që nga mesnata deri në mëngjes”, është shprehur ai.

Mjeku është shprehur se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve kanë qenë gra dhe fëmijë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë paralajmëruar banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore që të largohen urgjentisht, derisa operacionet e saj kundër Hamasit vazhdojnë.

Related Articles