36-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në një hostel në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër këtë të mërkurë. Një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në një hostel ku banonte me qira.

36-vjeçarja ishte banuese në Teksas të SHBA-së.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima dyshohet se ka konsumuar mbizdozë ilaçesh.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Articles