37-vjeçari denoncon dhëndrin në Polici, e akuzon për dhunë ndaj motrës së tij

Një rast i dhunës ka ndodhur së fundmi në fshatin Lladroviq të Malishevës, ku rasti është denoncuar nga vëllai i gruas, e cila është viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se denoncuesi e ka raportuar dhëndrin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë pasi dyshon se në vazhdimësi po ushtron dhunë ndaj motrës së tij, duke i shkaktuar frikë e shqetësim që të jetojë me të.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, njofton Sinjali.

Ndaj burrit të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles