Bunela, është një fëmijë emocional dhe tejet e ndjeshme, por edhe me një zemër humane, shkruan Gazeta Enigma.
Në një postim në Facebook nëna e saj postoi disa foto ku Bunela, shihet duke i shkurtuar flokët e saja që ti dhuroj për fëmijët në nevojë që ju bien flokët shkaku i sëmundjeve të ndryshme.
“Drita e syve të mi, Bunela është fëmijë tejet emocional dhe i ndjeshëm. Sot në momentin që e kuptoi se fëmijëve që ju bijnë flokët shkaku i sëmundjeve që i kanë dhe se ka njerëz që i dhurojnë flokët për ti gëzuar ata fëmijë, ajo shprehu gatishmërinë menjëherë dhe pa hezitim që t’i falë flokët e saja për fëmijët në nevojë. Zoti të ruajtë nga çdo e keqe bija ime”, shkroi nëna e Buneles./Gazeta Enigma/