Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar me virus.
Sipas një njoftimi thuhet se në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 174 pacientë me COVID-19.
Prej tyre 144 pacientë janë në oksigjenoterapi, 10 janë në CPAP dhe 39 pacientë në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve janë pranuar 15 pacientë të tjerë.