4 gra shtatzëna të infektuara me COVID në gjendje të rëndë shëndetësore

4 gra shtatzëna të infektuara me COVID në gjendje të rëndë shëndetësore

Rritja e numrit të rasteve të reja me CoronaVirus, ka prekur edhe gratë shtatzëna, ku numri i të infektuarave është rritur dukshëm ditëve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, në një prononcim për medie.

Ai tha se 4 gra shtatzëna janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në repartin e Klinikës së Gjinekologjisë për momentin janë 16 gra shtatzëna të hospitalizuara, ku 10   paciente janë me oksigjenoterapi dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi ai.

Ismajli tha se gratë shtatzëna të cilat po trajtohen në këtë Klinikë dhe që janë të prekura me COVID-19, nuk janë të vaksinuara.

Të gjitha pacientet që janë të hospitalizuar në repartin tonë nuk janë të vaksinuara kundër COVID-19”, përfundoi Ismajli.

Ndryshe, sot janë shënuar 26 viktima dhe një mijë e 383 raste pozitive në Kosovë.

Related Articles