Në 40-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti, ka organizuar akademinë përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.
Të pranishëm ishin krerët më të lartë të shtetit, teksa vepra e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, u tha se do të mbetët e pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja e tyre ishte në rrugën drejtë bërjes së Kosovës republikë, teksa shtoi se ata u vranë nga shërbimi sekret i Serbisë.
“Të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë. Përkulemi para tyre dhe jemi falënderues që kauza e tyre është realitet. Jusufi Bardhoshi e Kadriu ishin kalitur për Idenë e Kosovës për republikë. Jusufi Bardhoshi dhe Kadriu mbesin referencë e kohës për angazhimin përkushtimin dhe këmbënguljen për idenë e Kosovës shtet. Ata janë konsistent dhe ju kanë mbijetuar shumë situatave. Ata e kishin të qartë që liria nuk është koncept individual.
“Sot teksa kujtojmë ata kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme që ka kaluar shteti jonë. Vrasja e tyre ishte goditje e madhe edhe për mërgatën tonë. Ata ecën në rrugën e nderit që ishte e zorshme por edhe e kollajshme. Shteti ynë e mbanë vulën e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, ka thënë presidentja Osmani.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, tha se ata besonin në populli e tyre nga i cili vinin për te mos u shkëputur.
“Liria e tyre ka qenë ëndrra e përditshme dhe e përjetshme për ta. Vrasësit mbesin të pa zbuluar edhe sot por një është zbuluar UDB-ja gjakatare. Atentat politik i organizuar nga pushtuesi jugosllav mu në gjirin dhe në ndërgjegjen Evropiane. Mërgata shqiptare po shndërrohej një forcë e rrezikshme jugosllave. Ata duhet te eliminoheshin prej UDB qoftë edhe në gjirin e Evropës”.
Tutje ai ka shtuar se “vrasja e heronjve ishte grushti më i rendë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Fisi dhe shoqëria politike janë në këtë treshe heronjsh. Falë Jusufit ne zbulojmë që njeriut nuk i humbet kurrë liria. Jusufi nuk ndaloj por e ndalën”.
Nora Gërvalla mbesa e Jusufit tha se gjyshi i saj për të është shembull. Teksa tha se jeton dhe vepron në mërgatë, sipas saj jeta dhe njerëzit në Kosovë janë shumë optimist.
Madje ajo tha se gjyshi i saj kur kishte filluar rrugën e lavdishme e kishte synim lirinë e vendit mirëpo nuk e ka ditur se sot Kosova do të arrinte këtu.
“Edhe pse jetojmë një jete krejt ndryshe ne por në parimet që na ka mësuar gjyshi. Njerëzit në Kosovë janë krejt optimizëm. Kur e ka filluar betejën gjyshi im nuk e ka ditur që do të mbërrijnë këtu. Faleminderit që asnjëherë nuk e keni harruar gjyshin tim bacën Bardhosh dhe Kadri Zekën”, u shpreh ajo.
Më 17 janar të vitit 1982, u vranë mizorisht vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka në Untergrupenbach të Gjermanisë./Gazeta Enigma/