42 mijë të vaksinuar, paralajmërohet lehtësim i procedurave për aplikim online

42 mijë të vaksinuar, paralajmërohet lehtësim i procedurave për aplikim online

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se gjatë së hënën janë vaksinuar 140 të moshuar.

Ai tha se deri më tani janë vaksinuar 42 mijë persona në gjithë vendin.

“Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha mbi 65 vjeç, ku aktualisht sot kemi të vaksinuar 140 persona, ndërsa nëse llogarisim në total numri shkon deri në 8 mijë të vaksinuar, e nga fillimi i vaksinimit numri shkon deri në 42 mijë të vaksinuar. Procesi është duke shkuar në rregull dhe nuk kemi parë ndonjë parregullsi”, tha ai.

I pyetur për problemet që po hasin nga të moshuarit lidhur me aplikimin online Bardhi tha që janë duke u marrë me këtë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë lehtësira.

“Këtë çështje e kemi ngritur në instanca më të larta, dhe në bazë informatave që kemi nga nesër do të ketë lehtësira dhe ky proces do të evitohet”, theksoi tutje ai.

Related Articles