44 persona të arrestuar e shumë aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

44 persona të arrestuar e shumë aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Kosovë janë arrestuar 44 persona, e në mbajtje janë 23.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se katër persona janë në vuajtje të dënimit.

E sa i përket aksidenteve në trafik sipas raportit bëhet e ditur se kanë ndodhur 31 aksidente me persona të lënduar si dhe 61 me dëme materiale.

Ndërkaq, brenda 24 orëve janë shqiptuar 2,068 tiketa trafiku. /Gazeta Enigma

Related Articles