45- vjeçari nga Shijaku, gjendet pa shenja jete në një ndërtesë të braktisur

45- vjeçari nga Shijaku, gjendet pa shenja jete në një ndërtesë të braktisur

Policia e Shqipërisë ka gjetur pa shenja jete një person të moshës 45-vjeçare.

Ai u gjet nga policia në një ndërtesë të braktisur në Shijak.

“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi rreth 45 vjeç, banues në Shijak”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Policia e Shqipërisë. /Gazeta Enigma

Related Articles