5 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar – Havolli tregon arsyet e hezitimit për marrjen e vaksinës

5 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar – Havolli tregon arsyet e hezitimit për marrjen e vaksinës

Ish-kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli në një intervistë e ka konfirmuar se mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë kanë marrë vaksinën anti-COVID.

Tutje Havolli tha se nuk është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë kanë refuzuar marrjen e vaksinës për shkak të disa konspiracioneve. Sipas tij, shumë nga ta kanë refuzuar të vaksinohen ngase kanë qenë duke e kaluar virusin, ose ka nga ta që sapo e kanë kaluar.

“Sipas të dhënave që i kemi edhe publike janë diku mbi 5 mijë personel shëndetësor që e kanë marrë, dhe mbi 13 mijë profesionistë në të gjithë vendin, mirëpo që e vërteta është që sa kam komunikuar me ata që nuk e kanë marrë nuk kanë thënë që nuk e kanë marrë ose refuzuar për diçka, por për arsye tjera”, tha Havolli.

“… është e vërtetë që ka plot profesionistë që nuk e kanë marrë. Mirëpo shumë informata e dezinformata po i shoh duke qarkulluar që e kanë refuzuar ta marrin, dhe unë ende nuk kam takuar një profesionistë që ka refuzuar për ndonjë arsye konspirative për mos ta marrë, por sigurisht i kanë pasur arsyet e veta, qoftë për shkak se kanë qenë duke e kaluar virusin, edhe ka të tjerë të cilët kanë si kanë bërë ende tre muaj që e kanë kaluar virusin dhe kanë pritur një kohë pak më të gjatë për me marrë këtë vaksinë”, theksoi tutje ai.

Havolli e sheh bashkëpunimin me Qeverinë dhe personelin shëndetësor, si një zinxhir të rëndësishëm për tejkalimin e pandemisë. Sipas tij, është vaksina dhe mos anashkalimi nga marrja  e saj.

“Bashkëpunimi duhet të jetë i padiskutueshëm si zinxhir i një sektori sidomos në shëndetësi sa i përket pandemisë. Siç po e shohim ne, përderisa nuk është duke u siguruar vaksina dhe nuk është duke iu qasur këtij problemi dhe nuk po shihen askund vaksinat unë mendoj që kjo do duhej të ishte prioritet edhe për këtë Qeveri edhe për të gjitha institucionet sepse e vetmja shpresë dhe e vetmja dritë në fund të tunelit është vaksina dhe kjo ishte dashur të mos hezitohej dhe të mos anashkalohej. Por ne po shohim që vaksina nuk ka ndonjë epilog se kur do vijë dhe sa do të vijnë”, përfundoi ai.

Related Articles