Pesë të vdekur dhe 506 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 5 raste të vdekjeve në 24 orët e fundit.

Ndërsa, 506 raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar pozitiv nga 3084 mostra të marra nga ShSKUK, kurse 761 prej tyre janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 2105, ndërsa i atyre të shëruarve numri total është 89.141, teksa raste poztive me COVID-19 gjithsej janë 508.333

IKSHPK-ja kërkon nga qytetarët që t’a mbajnë higjienën dhe t’a respektojnë distancën.

761 TË SHËRUAR DHE 506 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, April 21, 2021

Related Articles