50-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajmin  e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 09:00,  është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Related Articles