52 vjeçari nga Nepali për herë 26-të ngjitet në majën e Mount Everestit

52 vjeçari nga Nepali për herë 26-të ngjitet në majën e Mount Everestit

Një nepalez u ngjit në majën e malit Mount Everest për të 26-ën herë, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm të vendosur vitin e kaluar.

Kami Rita Sherpa, 52 vjeç, u ngjit në malin 8,848,86 metra të lartë, përgjatë rrugës së kreshtës juglindore, duke udhëhequr 10 alpinistë të tjerë.

Këtë vit Nepali ka lëshuar 316 leje për t’u ngjitur në Everest, krahasuar me 408 vitin e kaluar, më i larti ndonjëherë.

Kombi i Himalajeve u përball me kritika për lejimin e mbipopullimit dhe disa vdekjeve të alpinistëve në male në vitin 2019.

Everesti është ngjitur 10,657 herë, shumë janë ngjitur disa herë dhe 311 njerëz kanë vdekur deri më tani derisa përpiqeshin të ngjitenin, raporton Reuters.

Related Articles