Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt kanë bërë me dije se 52-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë pasi që e njëjta dyshohet se kishte konsumuar mbidozë ilaçesh për qetësim.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës. 52-vjeçarja nuk ka dhënë ndonjë arsye përse ka kryer veprimin e rrezikshëm për jetën e saj.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.