Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 56 aksidente trafiku, prej të cilave 25 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 31 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas raportit ditor të policisë, gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 2,391 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme në rrugët e vendit.
Raporti po ashtu tregon se 27 persona janë arrestuar, ndërsa shtatë janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit, bazuar në vendimet e organeve kompetente.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
