56-vjeçari bie nga kati i katërt i banesës në Tiranë

56-vjeçari bie nga kati i katërt i banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm në rrugën ” Margarita Tutulani”, shtetasi me ininciale A.B, ka rënë nga kati i katërt i pallatit. 56-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles